Amerika

Teksas, masakër në familje. Gjashtë të vdekur, 4 janë fëmijë

tex-320x239Masakër në familje në hyrje të Hjustonit në Teksas. Një burrë ka vrarë katër nga fëmijët e tij dhe dy të rritur dhe ka plagosur rëndë në kokë vajzën 15-vjeçare me armë zjarri në një shtëpi në Spring në kontenë Harris.

Sipas burimeve të para të policisë, bëhet fjalë për një konflikt familjar. Viktimat janë qëlluar me armë zjarri: u gjetën të gjithë të vdekur, përveç njërit prej fëmijëve, i cili ndërroi jetë në spital

Ndërkohë, 15-vjeçarja e plagosur, arriti të telefonojë policinë dhe njoftoi e para që babai i saj kishte ndër mend të shkonte në shtëpinë e gjyshërve për t’i vrarë edhe ata, siç citoi zyra e shtypit të sherifit në kontenë Harris.

Më pas autori është kapur nga policia pas 3 orësh bisedime për t’u dorëzuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button