Home / Politika / PD: Qeveria për dy vite nuk ka kthyer asnjë metër tokë pronarëve

PD: Qeveria për dy vite nuk ka kthyer asnjë metër tokë pronarëve

Partia Demokratike akuzoi të shtunën qeverinë se për dy vite nuk ka kthyer asnjë metër tokë pronarëve dhe ka ulur me 30 përqind fondin e kompensimit.

Në një deklaratë për shtyp, drejtori i Departamentit për të Përndjekurit Politikë dhe Pronarët, Belind Këlliçi, tha se “dyshja Rama-Meta vazhdojnë ta thellojnë rekordin e tyre negativ dhe korruptiv në lidhje me pronarët. Me një vendim antiligjor i hoqën Agjensisë së Kthimit  të Pronave dhe Kompensimit plot 18,076 hektarë tokë shtetërore në dispozicion të kompensimit fizik të ish pronarëve dhe ia kaloi Ministrisë së Bujqësisë për ta ndarë për oligarkët e pushtetit për 99 vjet me qera të papërfillshme”.

“Partia Demokratike e dënon me forcë këtë qëndrim antiligjor dhe kundër ish pronarëve dhe i kërkon qeverisë të ndalë luftën ndaj tyre e të angazhohet për përmbushjen e detyrimeve”, theksoi Këlliçi.
Sipas tij, PD, nuk ka për ta lejuar këtë padrejtësi dhe nuk do ta pranojë kurrë këtë ligj që ridënon pronarët dhe të sjell ndërmend luftën e klasave dhe përndjekjen e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published.