Home / Bota / Presidenti Xi: Përplasja me SHBA-në, një fatkeqësi!

Presidenti Xi: Përplasja me SHBA-në, një fatkeqësi!

Kerri-dhe-Kinezi-320x180Nisën dje në Pekin bisedimet e përvitshme të nivelit të lartë kinezo-amerikan, që do të zgjasin dy ditë. Në ceremoninë e çeljes së këtyre bisedimeve, Presidenti kinez Xi Jinping, tha se konfrontimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës “padyshim do të ishte një fatkeqësi”. Mendimi tij u mbështet nga sekretari i amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe sekretari i Thesarit, Jack Lew, të cilët udhëheqin delegacionin amerikan. Sekretari Kerry tha se Shtetet e Bashkuara nuk po përpiqen ta pengojnë fuqizimin e Kinës, por shpresojnë që ajo të bëhet “paqësore, e qëndrueshme, e begatë”, dhe kontribuuese e qëndrueshmërisë në rajon. Deklarata të tilla me tone pajtimi publik, janë vënë re gjithmonë në bisedimet vjetore, por analistët theksojnë në takimet private, se të dyja palët trajtojnë çështje të ndjeshme, të cilat dëshmohen si pengesë në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: