Europa

Rritje e ndjeshme e numrit të imigrantëve të dëbuar

zzz159Çdo ditë, që nga fillimi i këtij viti, Norvegjia ka dëbuar 18 imigrantë pa dokumente të vlefshme, thënë ndryshe pesë më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Policisë për Imigracionin tregojnë për një rritje të madhe të numrit të imigrantëve për një vend që nuk ka probleme kufitare si Italia, por që ka thithur paqësisht imigrimin nga jugu i globit. Këtë vit, sipas medias norvegjeze, policia ka shtuar aktivitetin për ndalimin e imigrantëve të cilët nuk kanë leje qëndrimi apo që janë akuzuar për krime. Gjatë gjashtë muajve të fundit, policia ka dëbuar forcërisht nga vendi 3 167 persona, 1 237 prej të cilëve të akuzuar për krime, ndërkohë që sipas të gjitha parashikimeve ky numër mund të arrijë në 7 100 persona deri në fund të vitit. ”Jemi në nivelet më të larta të arritura ndonjëherë dhe dëbimi i detyruar kërkohet me forcë nga qeveria e koalicionit e së djathtë populiste të Erna Solbergut”, deklaroi për gazetarët Kristin Otesen Kvigne, shefe e shërbimit imigrator në policinë norvegjeze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button