Maqedonia

Gruveski: VMRO-DPMNE do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevsk ka paralajmëruar se partia e tij, VMRO-DPMNE, do ta mundë partinë opozitare LSDM në zgjedhjet e ardhshme, të caktuara për më 24 prill 2016.

Gruevski është shprehur i kënaqur nga marrëveshja e arritur mes partive politike, duke thënë se LSDM-ja vetëm sa i shkaktoi dëme ekonomike vendit.

“Jam shumë i kënaqur me arritjen e marrëveshjes, sepse ajo i dha fund një periudhe të keqe për shtetin dhe ekonominë. Kjo marrëveshje mundëson përparimin e shtetit, na mundëson të mbetemi në perspektivat euro-atlantike, të sigurojmë përfitime dhe, çka është më e rëndësishme, të mbajmë LSDM-në në marrëveshjen e 2 qershorit. Që do të thotë se ajo do të paraqitet në zgjedhje dhe nuk do t’u shmanget dot atyre”, ka deklaruar Gruevski.

Ndërkohë, mediat raportjnë se partitë kanë filluar të përgatiten për formimin e qeverisë kalimtare të përbërë nga VMRO-DPMNE, BDI dhe LSDM.

Pritet që deri në fund të 20 tetorit, LSDM-ja të nominojë ministrin e ri të Punëve të Brendshme dhe ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale.

Partisë opozitare maqedonase do t’i takojnë edhe postet e zëvendësministrave me të drejtën e vetos në Ministrinë e Financave, në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Nga ana tjetër, mësohet se VMRO-DPMNE dhe BDI do të mbajnë postet e njejta që kanë pasur deri tani, por pritet të zgjidhen figura që janë më pak të ekspozuara.

Duke qenë se qeveria e re do të duhet të zgjidhet më 15 janar, kryeministrit Nikola Gruevski do t’i duhet të tërhiqet nga mesi i muajit dhjetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button