Kronika

Tiranë, “arrest me burg” atentatorit tek “Don Bosko”

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg paraditen e së hënës një nga tre personat e arrestuar lidhur me atentatin e dy ditëve më parë në zonën “Don Bosko” të kryeqytetit.

Nga informacionet e fundit mësohet se, trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Kreshnik Budilla, i dyshuar si personi që hapi zjarr dhe plagosi një grua.

Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Rinald Budilla dhe Alfred Levani është caktuar masa “detyrim paraqitjeje”, nën akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button