Home / Politika / Kreu i Kuvendit, Meta pret Delegacionin e Agjencisë kuvajtiane të lajmeve, KUNA

Kreu i Kuvendit, Meta pret Delegacionin e Agjencisë kuvajtiane të lajmeve, KUNA

Delegacioni i Agjencisë kuvajtiane të lajmeve KUNA, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Sheikh Mubarakh Al-Deaj Al – Sabah në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shqipëri u prit nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Kreu i Kuvendit, z. Meta vlerësoi bashkëpunimin mes dy agjencive si një moment shumë të rëndësishëm për të dy vendet dhe inkurajoi që ky bashkëpunim të thellohet dhe të avancohet më tej.

“Roli që luan media në afrimin e dy vendeve miq është i pazëvendësueshëm” – u shpreh Kreu i Kuvendit, z. Meta.

Në këtë kuadër, Meta propozoi që Agjencia kuvajtiane e lajmeve, Ministria e Informacionit të Kuvajtit së bashku me Ambasadën e Kuvajtit, të organizojnë një grup gazetarësh që të vijnë në Shqipëri për të pasqyruar realitetin që ka ndryshuar në mënyrë pozitive në vendin tonë. “Shqipëria është një vendi sigurtë, ku qytetarët kuvajtianë mund të vijnë pa viza”, theksoi Kryetari i Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti delegacionin e Kuvajtit Foto Flor Abazi (1)

Ai nënvizoi se Shqipëria ofron alternativa të shumta në turizëm si ai detar dhe malor por ka edhe një kulturë të pasur dhe mjaft tërheqëse dhe Agjencia kuvajtiane e lajmeve KUNA luan një rol të rëndësishëm në promovimin e këtyre mundësive për qytetarët kuvajtianë.

Drejtori i Përgjithshëm, Sheikh Mubarakh Al-Deaj Al – Sabah falenderoi për pritjen e  ngrohtë dhe theksoi se Agjencia kuvajtiane e lajmeve KUNA, do të intensifikojë informacionin për njohjen e Shqipërisë në të gjithë dimensionin e saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: