Home / Qeveritare / Zbulohet plani i qeverisë për rikompozimin e KLD-së

Zbulohet plani i qeverisë për rikompozimin e KLD-së

bledi-cuci-320x222Plani – Qeveria pritet që të paraqesë nga ana e saj një formulë për riorganizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të cilën do të kërkojë konsensusin e opozitës por edhe propozime nga grupet e interesit. Kalimi i këtij ligji kërkon një shumicë të cilësuar votashTransferimet – Reforma e re në drejtësi, që do të prekë edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, parashikon se si do të bëhet transferimi apo ngritja në detyrë e anëtarëve të KLD-së, se si do të shmanget konflikti i interesit, apo dhe raportimet që do të bëhen nga kryeinspektorët

Drejtësia

Ministri Çuçi: Do të rishikojmë formulën. Drafti për votim, brenda 2014-s

Plani i Integrimit parashikon reformë të thellë

Në planin e integrimit, i cili u miratua pak ditë më parë nga qeveria, parashikohet një reformë e thellë në drejtësi, përfshirë këtu edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. “Në përputhje me Progres-Raportin e Komisionit Europian, prioritet është riorganizimi territorial i gjykatave dhe rialokimi i numrit të gjyqtarëve, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë dhe pëlqim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, thuhet në planin kombëtar për integrimin 2014-2020.

 

Ngërçi për konfliktin mes gjyqtarëve

Një nga ngërçet që ka sjellë përplasje mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka qenë pikërisht edhe konflikti i interesit mes tyre si dhe përdorimi i këtij posti për promovimin e tyre. Organizimi dhe funksionimi i KLD-së, sipas propozimit të dy grupeve parlamentare, PS-LSI, synon pikërisht shmangien e këtyre problemeve. Pika të tjera të cilat pritet të marrin zgjidhje, lidhen edhe me vlerësimin profesional dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të KLD-së, si dhe mospërputhshmëria e ligjit aktual me ndryshimet e fundit kushtetuese dhe ato në Kodin e Procedurës Penale mbi imunitetin e gjyqtarëve.

bledi cuci

Çuçi – Po shohim që kjo trupë KLD-je po mbron veten dhe kërkon të bëhet e paprekshme. Duhet të ketë një rikonceptim se si kompozohet sistemi i drejtësisë

Qeveria do të ndryshojë formulën e përbërjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke bërë ndryshimet në ligjin përkatës për funksionimin dhe organizimin e këtij institucioni. Ministri i Çështjeve Vendore, njëherësh edhe Koordinatori Kombëtar i Luftës Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi, bëri publike dje synimin e qeverisë për të ndryshuar skemën e kompozimit të KLD-së. Në një intervistë për “Top Channel”, Çuçi bëri të ditur se qeveria e sheh të domosdoshme ndërhyrjen e Parlamentit për situatën e krijuar në KLD. Duke sqaruar qëndrimin e qeverisë në lidhje me reformimin e një prej institucioneve që është përfshirë në debate të ashpra nga anëtarët e tij, ministri Çuçi bën të ditur se për këtë formulë do të merren për bazë propozime të grupeve të interesit, si dhe asistenca e misionit Euralius në vendin tonë. Bashkëpunimi për një konsensus me opozitën për riorganizimin e këtij KLD-së është një tjetër propozim i Çuçit. Por sipas tij, nuk mjafton vetëm konsensusi me opozitën, por duhet të jetë edhe përfshirja e organit ligjvënës, Parlamentit, në zgjidhjen e ngërçit që ka mbërthyer KLD-në. “Minimumi, Parlamenti duhet të thërrasë e t’u kërkojë llogari anëtarëve që ka deleguar vetë. Por pa diskutim ka vend edhe që ne të rishikojmë të gjithë sistemin se si është organizuar drejtësia”, deklaron Çuçi. Më tej, duke i referuar mbledhjes së fundit të KLD-së, ku ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, kërkoi pezullimin e gjyqtarit Gjin Gjoni, i akuzuar për fshehje, mosdeklarim dhe mosjustifikim të pasurisë, ministri Çuci theksoi se reforma në drejtësi për qeverinë do të prekë dhe mënyrën sesi është kompozuar KLD-ja. “Shumica dërrmuese e anëtarëve vijnë nga vetë sistemi, kështu që ka konflikt interesi. Dhe ata shmangin çdo masë disiplinore për njëri-tjetrin. Në raste të tilla po shohim që kjo trupë KLD-je po mbron veten dhe kërkon të bëhet e paprekshme. Pa diskutim që duhet të ketë rikonceptim se si kompozohet sistemi i drejtësisë”, nënvizon Çuçi. Ministri Çuçi thotë se debati do të jetë i gjerë dhe gjithëpërfshirës, ku opozita do të jetë pjesë e tryezës së reformës, e cila synon t’u japë fund dy statistikave dramatike, perceptimit të publikut në masën 90% se sistemi i drejtësisë është më i korruptuari në vend, si dhe nënvizimeve të raporteve ndërkombëtare që e shenjëstrojnë si të tillë. Sipas burimeve të gazetës “Shqip”, mësohet se qeveria mund të paraqesë një nismë e cila do të synojë uljen e përfaqësimit të anëtarëve të KLD-së nga radhët e gjyqësorit. Formula e re do të shqyrtohet edhe me misionet ndërkombëtare dhe Komisionin e Venecias.

Plani për drejtësinë në BE

Qeveria, në materialin e detajuar për Planin Kombëtar të Integrimit parashikon reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Jashtë kësaj reforme nuk mbetet as KLD-ja, ku qeveria parashikon që brenda vitit 2014 të hartojë një ligj të ri. Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet që t’i nënshtrohet një reforme gjithëpërfshirëse, kjo edhe falë asistencës së misionit të Euralius-it në vendin tonë. Reforma, e cila do të sjellë një formulë të re për raportet e anëtarëve në këtë institucion, është prioritet kryesor edhe në Planin Kombëtar të Integrimit për në Bashkimin Europian 2014-2020. Formua e re që do të përdoret për riorganizimin e KLD-së do të përcaktojë pikërisht edhe ndikimin që do të kenë gjyqtarët, ministri i Drejtësisë po dhe vetë Presidenti i vendit në këtë institucion. Ky është synimi kryesor i qeverisë, për përmirësimin e imazhit dhe funksionimit të një prej institucioneve më të akuzuar së fundmi për korrupsion apo skandale në emërime e mospezullime të gjyqtarëve në vend. Duke mos arritur ende në një formulë përfundimtare në organizmin e KLD-së, qeveria pritet që të mbështetet pikërisht në planin kombëtar të integrimit europian, i cili reformën në drejtësi dhe konkretisht atë në KLD, e përcakton si një nga prioritetet kryesore.

ARTEMISA HOXHA

Leave a Reply

Your email address will not be published.