Home / Parlamentare / Pr/ligji “Për arsimin e lartë”, sot debati në Kuvend

Pr/ligji “Për arsimin e lartë”, sot debati në Kuvend

Kuvendi mblidhet sot pasdite (ora 17:00) për të diskutuar projektligjin “Për arsimin e lartë”, i vënë së fundi në qendër të debatit politik të ditës.
Burime nga Kuvendi thanë për ATSH-në se seanca e sotme pritet të jetë e gjatë dhe lista e diskutantëve do të përfshijë thuajse të gjithë deputetët e Kuvendit.

Një ditë më parë dy grupet e mëdha parlamentare, ai i Partisë Socialiste dhe i Partisë Demokratike konfirmuan qëndrimet ‘pro’ dhe ‘kundër’ draftit të qeverisë, sfida e të cilit është reforma rrënjësore në arsimin e lartë.

Nisma ligjore e Këshillit të Ministrave, që vjen pas një procesi të gjatë diskutimi me të gjitha grupet e interesit, i jep mundësi institucioneve të larta arsimore të bëhen të konkurueshme me ato të BE-së dhe po ashtu ju siguron atyre një autonomi të zgjeruar, parë kjo në këndvështrimin administrativ dhe financiar.

Ndërsa sipas opozitës projektligji nuk kryen funksionin bazë, pasi e heq shtetin nga detyrimi kushtetues për të ofruar shërbimin e arsimit të lartë. PD pretendon se me ligjin e ri për herë të parë shteti nuk do të mbështesë me fonde të pakushtëzuara universitetet publike, duke ja kaluar këtë kosto studentëve, e cila do të rrisë kostot për ta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: