Politika

Basha: Në krye të bashkisë deri ditën e fundit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka përuruar këtë të martë restaurimin e një kopshti fëmijësh në kryeqytet.

Në një deklaratë për mediat, Basha ka thënë se, do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës deri në ditën e fundit, para se drejtimi i bashkisë t’i kalojë kryetarit të ri.

I pyetur nga mediat mbi votimin e paralajmëruar të mazhorancës për reformën në arsimin e lartë, Basha ka preferuar të mos prononcohet.

“Qëndrimin tonë e thamë dje, sot jemi këtu për tjetër gjë”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button