Kronika e zeze

Osum, vijojnë kërkimet për adoleshentin e mbytur

Në Lumin Osum vijojnë kërkimet për gjetjen e një prej dy adoleshentëve që humbën jetën ditën e djeshme.

Një prej fëmijëve u nxorr nga uji në orët e mbrëmjes, ndërsa tjetri ende jo dhe druhet se mos është çuar larg nga rrymat.

Familjarët e tij kanë kërkuar gjithë natën, ndërsa është pritur edhe mbërritja e forcave të RENEA-s, polumbaret e të cilëve bëjnë kërkime në këto raste.

Pasditen e së hënës, dy adoleshentët, nga qyteti i Beratit, shkuan për t’u freskuar në lumin Osum, në vendin e quajtur Pllakat. Për shkaqe ende të panjohura, dy të rinjtë janë mbytur.

Kanë qenë persona të tjerë pranë vendit të ngjarjes që vunë re mungesën dhe nisën të kërkonin, duke gjetur në ujërat e lumit një prej viktimave.

Aktualisht policia mban nën kontroll zonën, ndërsa po kërkohet përgjatë gjithë rrjedhës së lumit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button