Arte

Inva Mula regjistron Himnin e Nënë Terezës, “Lamtumirë”

aSopranoja e njohur shqiptare me famë botërore Inva Mula është duke realizuar me kompozitorin Lorenc Antoni një këngë himn për nobelisten shqiptare të paqes Nënë Tereza.

Himni mban titullin e poezisë së saj “Lamtumirë”, që Gonxhe Bojaxhiu e shkroi vetë gjatë udhëtimit nga Irlanda për në Kalkutë të Indisë.

Nisma u çel në dhjetorin e kaluar në Shkup teksa mbahej simpoziumi për njëqind vjetorin e Dom Zef Rama pagëzuesi i Gonxhe Bojaxhiut.

Gazetares së njohur Diana Toska i lindi ideja që poezia e krijuar nga vetë Nënë Tereza, të shërbente si një këngë bekimi për të gjithë njerëzimin.

Melodinë e këtij himni e ka krijuar një kushëri i saj Lorenc Antoni me kërkesë të Dom Lush Gjergjit pak kohë para se ky i fundit të ndërronte jetë.

Teatri Kombëtar i Operas dhe i Baletit të Shqipërisë nisi mbrëmë të regjistrojë melodinë e himnit të Nënë Terezës.

Orkestrës simfonike të Shqipërisë iu bashkuan edhe instrumentistë nga filarmonia e Kosovës dhe kori i saj, si dhe muzikantë e artistë të tjerë nga Maqedonia.

Kompozimin e Lorenc Antonit e orkestroi dhe e luajti në piano Genc Tukiçi, ndërsa soprano Inva Mula interpretoi himnin para të gjithëve.

Organizatorët mendojnë që himnin e Nënë Terezës ta paraqesin zyrtarisht në publik më 5 shtator, ditën ndërkombëtare të bamirësisë.

Atë ditë në sheshin Nënë Tereza të Prishtinës pritet të mbahen manifestime të shumta me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve nga rajoni.

Autorët besojnë se himni i Nënë Terezës transmetojnë mesazhe të fuqishme universale, fetare dhe kombëtare, të cilat frymëzojnë të rinjtë për të vazhduar rrugën e bamirësive të Nënë Terezës.

Himni u krijua 1 vit para se Vatikani do të shenjtërojnë Nënë Terezën në vitin 2016 dhe ndërkohë në Prishtinë janë hedhur themelet për të ndërtuar shtëpinë e Nënë Terezës.

Autorët besojnë se kënga për Nënë Terezën mund të përdoret kudo nëpër botë në çdo veprimtari kushtuar asaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button