Ekonomia

Marrëveshje Polici- Hipotekë në luftën kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimit të pasurive

Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe ZQRPP kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në funksion të luftës kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë të veçanta, pastrimit të parave. Marrëveshja është firmosu mes dy titullarëve të institucioneve, Haki Çako dhe Ilirjan Muho.

Z. Çako e cilësoi këtë marrëveshje të një rëndësie të veçantë, pasi aksesi i policisë së shtetit në të dhënat e dixhitalizuara të hipotekave, do të sjellë një shërbim në kohë reale, çka do të jetë efikase për luftën kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimit të pasurive.

“Me krijimin e aksesit në sistemin elektronik të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të dhënat do të merren në kohë reale, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e kryerjes së veprimeve përkatëse në marrjen dhe shkëmbimin e informacionit”, u shpreh z. Muho nga ana e tij.

Marrëveshje e hartuar nga një grup pune me përfaqësues nga Sektori për Pastrimin e Parave në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit dhe përfaqësues nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ka si objekt bashkëpunimin për shkëmbimin e informacionit dhe të dhënave në lidhje me të drejtën e pronësisë, pasurinë e identifikuar si objekt i këtyre të drejtave dhe mbajtësin e kësaj të drejte për identifikimin dhe hetimin e pastrimit të parave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button