Home / Politika / Basha takon ambasadoren kineze, nxitje bashkëpunimit ekonomik

Basha takon ambasadoren kineze, nxitje bashkëpunimit ekonomik

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha priti të martën ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Jiang Yu, me rastin e marrjes së detyrës. Duke shprehur angazhimin në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Basha tha se PD është në mbështetje të projekteve të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si në ekonomi, infrastrukturë, turizëm, apo kulturë.

Ndërsa vlerësoi projektet aktuale dhe investimet kineze në Shqipëri, Basha theksoi se ka ende shumë për të bërë për të çliruar energji të reja dhe potenciale të reja mes dy vendeve.
Ambasadorja Yu vlerësoi mikpritjen dhe bashkëpunimin me Partinë Demokratike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: