Home / Arte / Ekspozita / 60 foto të “Marubit” në një ekspozitë

60 foto të “Marubit” në një ekspozitë

“Marube Route”/ Shkodra nga sot deri në 7 gusht, nën shijen e artit

Marubi

Në ekspozitën në qytet “Marube Route” do të prezantohen 60 stampime historike, “gjigantografi” të seleksionuara nga koleksioni i fototekës “Marubi” për të treguar më së miri rritjen e qytetit të Shkodrës ndër shekuj, momentet historike e sociale, jetën dhe dellin kreativ të njerëzve të këtij qyteti.

“Marube Route”. Kështu është quajtur aktiviteti, i cili për gati një muaj do ta kthejë qytetin e Shkodrës në një qytet arti. Aktiviteti nis sot për të përfunduar më 7 gusht, dhe do të përshkojë gjithë realitetin qytetar shkodran, duke hedhur dritë mbi të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen e qytetit. Përmes një strukture inovative dhe gjithëpërfshirëse, “Marube Route” vjen si një nga eventet më të rëndësishme në vend për sa i përket kulturës, traditës, turizmit, arkitekturës, ekonomisë dhe jetës sociale të qytetit të Shkodrës. I ideuar që të qëndroje gjatë i ekspozuar, gjithashtu duke i paraprirë eventit tjetër të lidhur me të, që është Festivali Marubi, ai tërheq vëmendjen dhe përfshin tërësisht të gjithë ata që jetojnë e punojnë në Shkodër, të gjithë turistët e mundshëm të vendit dhe të huaj. Në ekspozitën në qytet “Marube Route” do të prezantohen 60 stampime historike, “gjigantografi” të seleksionuara nga koleksioni i fototekës “Marubi” për të treguar më së miri rritjen e qytetit të Shkodrës ndër shekuj, momentet historike e sociale, jetën dhe dellin kreativ të njerëzve të këtij qyteti.

Fotot e përzgjedhura përfshijnë të gjithë kolosët e fototekës, Marubët vetë, Idromenon, Picin, Jakovën, Nenshatin, Rraboshtën etj. “Marubi Route” është një event i veçantë, pasi ambienti ku do të ekspozohen fotografitë është vetë qyteti i Shkodrës, rrugët, ndërtesat, dyqanet, institucionet, muret tradicionale, kalaja, zona pedonale e kështu me radhë, çdo ambient me rëndësi e interes kulturor, ekonomik e social do të kthehet në muze në vetvete, pra Shkodra, një qytet-muze.

Pikërisht për këtë, eventi në vetvete paraqet një rast unik dhe perfekt për të evidentuar arritjet e qytetit, përmirësimet dhe përparësitë tij.
Fotografitë ekspozohen pa dallim në çdo anë të qytetit, në hyrjen, qendrën e periferinë e rinovuar të tij, në institucionet publike dhe private. Kjo iniciativë historiko-kulturore, organizohet në kuadër të projektit “Marubi: një model bashkëpunimi për promovimin e turizmit ndërmjet Shkodrës dhe Ulqinit të Bashkisë Shkodër”, një projekt ndërkufitar IPA Shqipëri–Mali i Zi i financuar nga Bashkimi
Europian.

Leave a Reply

%d bloggers like this: