Ekonomia

AMF: Primet nga sigurimi i jetës u ulën me 15.54 %

Primet e shkruara bruto në sigurimin e jetës u ulën me 15.54% krahasuar me periudhën janar – maj të vitit 2014. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, pjesa më e madhe e primeve të shkruara bruto i përket sigurimit “Jetë debitori”, e cila përbën 64.87% të sigurimit të jetës.

Nga ana tjetër, sigurimi i jo jetës u rrit me 21.73% gjatë periudhës janar – maj 2015, krahasuar kjo me periudhën janar – maj 2014. Ndërsa sigurimi i detyrueshëm motorik zë hapësirën më të madhe të aktivitetit të kompanive siguruese. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik vlerësohen të kenë arritur vlerën rreth 2.98 miliardë lekë gjatë periudhës janar – maj 2015, duke shënuar një rritje prej 27.90% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sigurimi i detyrueshëm motorik gjatë periudhës raportuese përbën 57.91% të tregut të sigurimeve. Ndër klasat e tjera kryesore të sigurimit të jojetës veçohen: zjarri, forcat e natyrës dhe dëmtime të tjera në pronë, të cilat zunë 15.42% të tregut të jojetës; sigurimi i aksidenteve, sigurimi i shëndetit dhe sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme, të cilat së bashku zunë 14.18% të tregut të jojetës. Në total tregu i sigurimeve u rrit me 17.44% gjatë periudhës janar – maj 2015. Vlera e primeve të shkruara bruto në këtë periudhë arriti rreth 5.2 miliardë lekë. Kjo u shoqërua me rritje të numrit të policave të sigurimit me 8.46%, duke arritur në 395 185 polica.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button