Ekonomia

Në 2016 vihet në punë linja e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë

Puna për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë po vijon dhe parashikohet që ajo të jetë në punë plotësisht brenda vitit 2016.

Sipas burimeve zyrtare të OST, (Operatori i Transmetimit të Energjisë) linja 400 kV ka një gjatësi 242 km (162.5 km linjë e re dhe 80.5 km plotësim i qarkut të dytë në pjesën e parë të linjës së përfunduar Tiranë-Podgoricë), ku 155.5 km janë në territorin e Shqipërisë.

Projekti i financuar nga KfW, kap vlerën 42 milionë euro.
Ndërtimi i kësaj linje pritet të çmonopolizojë dominimin e firmave që realizojnë import-eksportin e energjisë nga Serbia në Shqipëri.

Linja e interkonjeksionit do të mundësojë lidhjen direkte me linjë 400 kV të sistemeve elektroenergjetike të Shqipërisë dhe Kosovës, duke fuqizuar lidhjen e të dy sistemeve me rrjetin e vendeve të tjera në rajon.

Nisur nga fakti që prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri bëhet nga hidroenergjia dhe në Kosovë nga TEC-et me qymyr, linja e re e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë pritet të balancojë tregun e shkëmbimit të energjisë mes dy vendeve, redukton riskun hidrologjik në Shqipëri, ndërsa tregu i energjisë elektrike midis dy vendeve dhe me rajonin do të zhvillohet pa kufizime nga rrjeti transmetues. Për Shqipërinë, linja e re krijon pavarësi nga linja 400 kV Tiranë-Podgoricë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button