Politika

Kerry, letër Tahirit: Samiti i Ballkanit me rëndësi kritike për ndërtimin e mbështetjes rajonale

Nisma e palës shqiptare për të bërë shoqërinë civile pjesë të samitit rajonal të Ballkanit kundër ekstremizmit të dhunshëm është vlerësuar nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Në një letër dërguar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Kerry falenderon Shqipërinë për nismën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Samiti i Ballkanit, i pari në radhën e Samiteve kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ishte me rëndësi kritike për ndërtimin e mbështetjes rajonale dhe do të bëjë të mundur që shumë qeveri të ndjekin shembullin e Shqipërisë për të shpallur nisma konkrete kundër ekstremizmit të dhunshëm, në takimin e liderëve që do të mbahet në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në shtator të këtij viti. Sikurse Presidenti Obama vuri në dukje në Samitin e Shtëpisë së Bardhë në muajin shkurt, shoqëria civile, veçanërisht gratë, të rinjtë dhe pakicat fetare, kanë një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur kundër ekstremizmit të dhunshëm”, nënvizon në letër zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit.

Sekretari Kerry thekson më tej se “vetëm së bashku, duke bashkëpunuar ndërmjet qeverive tona, shoqërisë civile dhe sektorit privat, mund të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët, për parandalimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button