Home / Rajoni / Kufizohet aksesi në Twitter dhe Facebook pas sulmit vetëvrasës në Suruç

Kufizohet aksesi në Twitter dhe Facebook pas sulmit vetëvrasës në Suruç

Autoritetet turke bllokojnë Twitterin dhe kufizojnë hyrjen në Facebook në përpjekje për të parandaluar qarkullimin e pamjeve të bombardimit që vrau 32 persona në juglindje të Turqisë këtë javë.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu njoftoi se kufizimet janë urdhëruar nga një gjykatë në Suruç, ku një kamikaz që mendohet të jetë i lidhur me grupin ekstremist të Shtetit Islamik, vrau të hënën 32 aktivistë, kryesisht 20 –23 vjeçarë.

Njoftimi shkruan se autoritetet gjithashtu janë përpjekur të parandalojnë protestat e organizuara në përgjigje të asaj çka disa turq e përceptojnë si dështimi i qeverisë në parandalimin e sulmit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: