Home / Kronika / Kronika e zeze / Korçë, zjarr në banesë, humbin jetën nëna dhe dy fëmijët

Korçë, zjarr në banesë, humbin jetën nëna dhe dy fëmijët

Një tragjedi e rëndë është verifikuar në qytetin e Korçës, ku si pasojë e një zjarri të rënë në një banesë kanë humbur jetën tre persona, anëtarë të së njëjtës familje.

Ngjarja është regjistruar në lagjen numër 2 të qytetit juglindor, rreth orës 2.00 të mëngjesit të së enjtes, kur për shkaqe të paqarta banesë është përfshirë nga flakët.

Për pasojë kanë humbur jetën e zonja e shtëpisë dhe dy fëmijët e saj. Zjarri ka rënë fillimisht në katin e poshtëm të banesës, të paktën 100-vjeçare, dhe në pak minuta është përhapur me shpejtësi.

Sipas të dhënave zyrtare, viktima të kësaj ngjarjeje kanë mbetur shtetasit: Esmeralda Cicani, 52 vjeç; vajza e saj Kristina, 20 vjeç; dhe djali Tedi Cicani, 18 vjeç, të cilët kanë qenë duke fjetur.

Në momentin e tragjedisë, kryefamiljari Aleksandër Cicani ka qenë jashtë banesës pasi punonte si roje në një pikë karburanti. Kanë qenë fqinjët ata që pasi kanë dëgjuar thyerjen e xhamava të banesës, si pasojë e nxehtësisë, kanë thirrur zjarrfikësit.

Pas shuarjes së zjarrit janë konstatuar dhe 3 trupat e pajetë të nënës dhe fëmijëve. Sipas policisë, shkak i zjarrit në shtëpinë e familjes Cicani është bërë një pajisje elektrike e lënë ndezur.

Ndërkohë, sqaron policia, viktimat fillimisht janë asfiksuar nga tymi i zjarrit dhe nuk kanë mundur të reagojnë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: