Politika

Fier dhe Patos, konstituohen këshillat bashkiakë

Në Fier dhe Patos janë konstituuar këshillat bashkiakë, ku janë zgjedhur drejtuesit dhe përfaqësuesit në këshillin e qarkut.

Mbledhja e konstituimit të Këshillit të Bashkisë së re të Fierit ka nisur në orën 18:00, ku kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Shtetit për çështjet vendore, Bledi Çuçi; kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi; depteutët Ervin Koçi, Adelina Rista, deputeti i LSI-së, Robert Bitri dhe deputeti i PD-së, Kozma Dashi.

Nga 41 këshilltarët e Bashkisë së Fierit në mbledhje kanë qenë të pranishëm 40, ku pasi është verifikuar mandati i secilit prej tyre është bërë edhe betimi nga gjithë këshilltarët e pranishëm, të cilët më pas kanë votuar për kryetarin e tyre.

Kampi i majtë ka propozuar për kryetare të Këshillit Bashkiak, këshilltaren Evis Sema, ndërsa grupimi i partive të djathta këshilltaren Suzana Rama.

Në përfundim të procesit të votimit, komisioni deklaroi fituese kandidaten e koalicionit, Evis Sema, me 28 vota, kundrejt rivales së djathtë Suzana Rama qe, mori 12 vota.

Pas zgjedhjes së kryetares, nga dy kampet politike u kryen propozimet për përfaqësuesit e këtyre njësive vendore neë Këshillin e Qarkut. Diteë e djeshme u krye edhe konstituimi i këshillit të Bashkisë së Patosit, ku u zgjodh kryetar Artan Velçani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button