Kronika e zeze

Itali, mijëra vetë në varrimin e 17-vjeçarit shqiptar

Mijëra vetë, kryesisht të rinj, kanë marrë pjesë mbrëmjen e së enjtes në ceremoninë mortore të Ismail Lullit, 17-vjeçari shqiptar që u vra nga dy bashkëkombas.

Të pranishmit kanë vendosur lule të bardha mbi arkivolin e të riut, teksa ai përcillej në banesën e fundit në varrezat Sant’Angelo, në lokalitetin Pezaro të Urbinos.

Prifti i kishës, don Davide Tonti ka drejtuar meshën dhe ka ftuar të pranishmit që të luten “edhe për ata që kryen këtë akt të tmerrshëm”.

Ndërkohë, e dashura e Igli Metës, autori material i vrasjes së 17-vjeçarit Lulli, ka deklaruar për mediat italiane se nuk e ka tradhëtuar kurrë partnerin e saj dhe se, “do ta pres atë për gjithë jetën”.

“Igli nuk është i dhunshëm. Unë e dua dhe nuk e kam tradhtuar kurrë. Nuk justifikoj atë që ka bërë, por ai nuk donte ta bënte”, ka thënë vajza, e identifikuar me emrin Ambra.

Sa i takon faktit që ishte bërë ajo motivi i vrasjes, Ambra ka ritheksuar se nuk e ka tradhëtuar kurrë Iglin.

“Nuk e kam tradhëtuar, nuk do të mund ta bëja kurrë. Unë e doja atë. Ismaili nuk më interesonte, por ai përpiqej të afrohej me mua”, ka thënë vajza.

Ndërkohë, babai i Iglit, Artur Meta ka shprehur hidhërimin e tij për ngjarjen, i habitur se si i biri ka mundur të bëjë një gjë të tillë. “Më vjen keq për Ismailin dhe familjen e tij. u kërkoj falje të gjitha familjeve të Italisë”, ka thënë Meta për “Tgcom24”.

I përlotur ai është shprehur se do të dëshironte të fliste me familjen Lulli, por ndihet i turpëruar nga sa ka ndodhur. “Igli nuk mund ta ketë bërë këtë. Ai ishte një djalë i mirë. Nuk e di se si ka mundur të ndodhë”, ka vijuar ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button