Ekonomia

Banka Qendore publikon Raportin Vjetor 2014 të Mbikëqyrjes

Banka Qendore ka publikuar Raportin Vjetor te Mbikëqyrjes, i cili përmban një analizë vjetore të veprimtarisë së sistemit bankar dhe të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2014, një kuadër të plotë të ndryshimeve rregullatore mbikëqyrëse në përshtatje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, statistika dhe informacione mbi subjektet e licencuara nga Banka e Shqipërisë si dhe çështje të ecurisë së sistemit bankar.

Raporti nenvizion se, Banka e Shqipërisë, si autoriteti mbikëqyrës i bankave dhe i subjekteve të tjera që kryejnë veprimtari financiare të licencuara prej saj: synon të sigurojë veprimtari të shëndoshë bankare, duke hartuar dhe zbatuar politika dhe një kuadër rregullator të përshtatshëm, fleksibël dhe në linjë me dinamikat e zhvillimit në vend, me qëllim ruajtjen e shëndetit të bankave, të stabilitetit të sistemit bankar e më gjerë, parandalimin e krizave në këtë sektor, si dhe mbrojtjen e depozituesve. Ajo ndikon në stabilitetin e sistemit bankar dhe më gjerë, duke monitoruar
zhvillimet në treg dhe duke rekomanduar masat e nevojshme, në mënyrë që subjektet e mbikëqyrura t’u përshtaten këtyre zhvillimeve dhe të administrohen në vazhdimësi, sipas praktikave më të mira. BSH nxit disiplinën e tregut, duke kërkuar rritjen e transparencës për produktet dhe shërbimet bankare e financiare dhe ndikon në zhvillimin e një konkurrence të ndershme te tregut.

Banka e Shqipërisë nenvizion Raporti, luan rolin më të rëndësishëm ne përmbushjen e kritereve të përcaktuara në kuadër të kredisë për politikat e zhvillimit (DPL) qe është një instrument i Bankës Botërore, dhe  synon përmbushjen paraprake të disa kritereve të rëndësishme të zhvillimit, me qëllim dhënien e kredive mbështetëse për qeverinë shqiptare.

BSH mbetet e angazhur me permbushjen e misionit te saj per ruajtjen e inflacionit brenda intervalit 1-3%, stabilitetin e sistemit bankar ne vend dhe zhvillimin e tij ne koherence me progresin ekonomik te vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button