Kosova

Mustafa: S’ka pushim për deputetët derisa të procedohet Specialja

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi të premten se Projektligji për Gjykatën Speciale ende nuk dihet se kur do të procedohet sërish në Kuvend, por siç tha ai nuk ka pushim për deputetët pa u kryer çështja e Gjykatës.

Mustafa këto komente i bëri në një konferencë për gazetarë.

“Ashtu si edhe është vendimi nga ana e Kuvendit të Kosovës, deputetët nuk do t’i marrin pushimet verore deri sa të procedohet në Kuvendin e Kosovës projektligji për Gjykatën Speciale. Për datë nuk mund të ju them sepse ende nuk dihet”, ka thënë Kryeministri Mustafa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button