Home / Kronika / Kronika e zeze / Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 9 vjeçarja

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 9 vjeçarja

Një vajzë 9- vjeçare fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj fundjave në lagjen “Vreshtas” të komunës Shushicë ku 9- vjeçarja Migena Cankoi aksidentalisht ka shkelur përcjellësin e pompës elektrike të pusit që kishin në oborrin e shtëpisë familjarët.

Fatkeqësisht e mitura ka shkelur përcjellësin e zhveshur duke rënë në kontakt me energjinë elektrike. Motra e saj më e vogël ka tentuar ta ndihmojë 9-vjeçaren, por ka qenë e pamundur. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë dëgjuar ulërimat e motrës më të vogël të cilët kanë dalë në oborr, por që fatkeqësisht 9 – vjeçarja kishte rënë e vdekur në vend.

Policia në vendin e ngjarjes e cilëson atë si aksidentale, ku sipas Policisë, e mitura ka rënë në kontakt me korentin duke gjetur edhe vdekjen. Fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime motra më e vogël e familjes Cankoi, e cila u përpoq të shpëtonte nga rryma e energjisë elektrike motrën e saj më të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.