Ekonomia

Sigurimi vullnetar rritet me 14.3 % në gjysmën e parë të vitit

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-qershor 2015 arritën mbi 2,769 milionë lekë, ose 14.34% më shumë se në periudhën janar-qershor 2014. Sipas statistikae zyrtare të publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare AMF, numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 10.97% krahasuar me periudhën janar-qershor 2014.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2015, patën rritje me 21.88% kundrejt periudhës janar-qershor 2014.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar-qershor 2015 siguruan mbi 1,339 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 72.90%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 18.57% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar-qershor 2015, vihet re një rritje prej 13.01% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.83% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-qershor 2014.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar-qershor 2015, arritën në rreth 622 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 59.74% në krahasim me periudhën janar-qershor 2014.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-qershor 2015, arritën mbi 477 milionë lekë, ose 11.87% më pak se në periudhën janar-qershor të vitit të kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button