Home / roze / Supermodele të trishtuara? Ndodh… prej futbollit

Supermodele të trishtuara? Ndodh… prej futbollit

LimaaaaaaaAlessandra Ambrosio dhe Adriana Lima ishin dy prej brazilianeve ekstremisht krenare, por tepër të zhgënjyera të asaj të martë që do të mbahet mend gjatë, pas shpërfytyrimit të “Selecao”-s 7-1 nga Gjermania.

Modelet e Victoria’s Secret treguan edhe njëherë mbështetjen e tyre për kombëtaren e vendlindjes së tyre në futboll, teksa ishin veshur tërësisht me ngjyrat verdh-jeshile, për të parë atë gjysmëfinale të Botërorit 2014, mes Brazilit dhe Gjermanisë, për të cilën do të kishin dashur të mos kishte ndodhur kurrë.

Por, fatkeqësisht, përpjekjet e tyre për t’i mbështetur 11 futbollistët në fushë rezultuan pa ndonjë shpërblim, pasi organizatorët e Botërorit u eliminuan nga turneu me një humbje të turpshme.

Ambrosio dhe Lima ndoshta mund të mos jenë kapur ndonjëherë aq të tensionuara dhe të mërzitura, se sa teksa shihnin humbjen e pësuar përpara publikut vendas, pavarësisht se vet ato ishin të ftuara në lokalin e Lily Aldridge në East Village të New York-ut.

E megjithatë, duket se zhgënjimi u largua shumë shpejt, pasi të dyja kishin impenjime të tjera më të gëzueshme, por si për inat duket se kanë marrë edhe një “përshëndetje” nga një ish-modele e Victoria’s Secret, Heidi Klum, një tifoze gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.