roze

George Clooney 1, gazeta “Daily Mail” 0

ClooneyFaqja e internetit të gazetës britanike fshiu një artikull në lidhje me Clooney, të fejuarën e tij Amal Alamuddin, si dhe nënën e kësaj të fundit Baria, të mërkurën, pasi Clooney tha se artikulli ishte “tërësisht një trillim” dhe tepër i “rrezikshëm”.

Për pasojë, uebsajti kërkoi më pas falje dhe tha se “kishte nisur një hetim të plotë”.

Artikulli ofendues kishte dalë në ueb gjatë së hënës dhe i prituar në gazetë gjatë së martës. Edhe pse ai është zhdukur tashmë nga uebi i “Daily Mail”, versionet e rishkruara të tij shfaqen ende në qindra sajte të tjera, gjë që detyroi Clooney-n të reagonte ndaj “Mail” përmes një deklarate të publikuar në “USA Today”, mëngjesin e së mërkurës.

Në mënyrë që të zhvlerësonte tërësisht artikullin, Clooney-t iu desh të përsëriste sërish gjërat që kishte thënë.

“Daily Mail ka publikuar një histori tërësisht të fabrikuar në lidhje me vjehrrën time, e cila sipas tyre kundërshton martesën tonë për arsye fetare”, shkroi Clooney në “USA Today”. “Sipas tyre, nëna e Amal i ka thënë gjysmës së Bejrutit që është kundër martesës. Më pas ata tallen me traditat e fesë druze, që përfundojnë me vdekjen e nuses”. Por, asgjë prej këtyre nuk është i vërtetë, shkruan Clooney.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button