roze

Rita Ora rikthen Marilyn Monroe në fushatën e re të Roberto Cavallit

ritaoracavaliTashmë, Calvin Harris mund të shikosh se çfarë ke humbur! Rita Ora duket më e mrekullueshme se kurrë në fushatën e re publicitare të markës italiane, Roberto Cavalli.

Këngëtarja 23-vjeçare ka rikthyer ikonën e sensualitetit, Marilyn Monroe. Krijuesja e hitit ‘I will never let you down’ ka pozuar në një seri fotosh me veshje të ndryshme nga dizajneri i famshëm italian për koleksionin vjeshtë/dimër 2014-2015.

Rita Ora ka prezantuar veshjet ekzotike me printe, bizhuteritë dhe çantat e Cavallit. Gjithashtu, 23-vjeçarja është bërë imazhi i Adidas, Material Girl, por së fundmi ka marrë pjesë edhe në filmin “50 hijet e Grey-t”.

Ajo shkëlqen në këtë fushatë publicitare duke na sjellë në mendje momentin e parezistueshëm të një takimi të parë që ngjall emocione duke risjellë në kohët e sotme ikonën, Marilyn Monroe.

Fotot janë shkrepur në Nju Jork nga fotografi italian i “Vogue” Francesco Carrozzini që sipas thashethemeve është i dashuri i ri i Lana Del Rey.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button