Politika

Rama: Zhvillimi i industrisë, pa dëmtuar natyrën. Paketë ligjore kundër krimit mjedisor

Me iniciativë të Ministrisë së Energjitikës është mbajtur paraditen e së martës në Tiranë një event mbi zhvillimin e burimeve natyrore.

Në fjalën e tij, kryemiinistri Edi Rama ka deklaruar se qeveria nuk do të lejojë që investimet në këtë sektor të shkaktojnë dëmtimin e natyrës.

“Qeveria po punon për të vendosur rendin ligjor në këto terrene, në mënyrë që zhvillimi i HEC-eve dhe minierave të mos cënojë të ardhmen e vendit dhe të mos jetë në kurriz të gjeneratave të reja. Kemi si shembuj shumë kompani që i kanë shkaktuar dëme të rënda vendit. Janë 113 HEC-e që kanë marrë leje në zonat e mbrojtura dhe që nuk kanë respektuar kontratat. Gjithashtu, ne po përgatisim një seri aktesh nënligjore për të bërë rivlerësimet përkatëse”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri ka shtuar më tej se, ekzekutivi i tij do të vazhdojë të stimulojë investimet dhe rritjen e kapaciteteve të tyre, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të dërgojë në Parlament projektligjin për krimet mjedisore.

Ndërsa ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka bërë me dije se, është kryer monitorimi i të gjitha kontratave që u janë dhënë bizneseve në zonat e mbrojtura.
“Ka disa shembuj të mirë në industrinë minerare, por ka edhe një pjesë që kanë marrë penalitete. Në zonat e mbrojtura nuk do të ketë më leje ndërtimi, pasi respektimi i standardeve mjedisore ka shumë rëndësi”, ka thënë Gjiknuri.

I pranishëm në këtë event, ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka vlerësuar se, kujdesi ndaj mjedisit është parë si një proces i izoluar ndër vite. “Çdo pemë e prerë do të zëvendësohet. PE kërkoi që të merren masa për fenomenin”, ka thënë Koka.

Një tjetër pikë ku ai e ka vënë theksin ka qenë ajo e burimeve ujore, “të cilat u keqmenaxhuan dhe u përdorën edhe për ndërtimin e HEC-eve”, ka shtuar Koka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button