Home / Rajoni / Erdogan: Turqia nuk do të tërhiqet para terrorizmit të Shtetit Islamik dhe PKK-së

Erdogan: Turqia nuk do të tërhiqet para terrorizmit të Shtetit Islamik dhe PKK-së

Turqia nuk do të tërhiqet para kërcënimit terrorist dhe do të vazhdojë me vendosmëri për luftën kundër grupit të Shtetit Islamik dhe kundër rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), rikonfirmoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Përjashtohet çdo mundësi për tu tërhequr. Ky është një proces i gjatë dhe do të vazhdojë me të njëjtën vendosmëri”, deklaroi Erdogan për shtypin, ndërkohë që NATO u mblodh sot në Bruksel me kërkesë të Ankarasë për të biseduar për situatën e sigurisë në Turqi.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi gjithashtu se ishte i pamundur vazhdimi i procesit të paqes me kurdët për aq kohë sa rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) vazhdojnë të kyrejnë sulme të përgjakshme kundër forcave turke të sigurisë.

“Është i pamundur vazhdimi i procesit të paqes me ata që kërcënojnë bashkimi kombëtar”, deklaroi Erdogan në një konferencë shtypi para fillimit të një vizite katër ditore në Kinë dhe në Indonezi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: