Home / Te ndryshme / Gjashtë fakte që nuk i dinit për Leonardo da Vinçin

Gjashtë fakte që nuk i dinit për Leonardo da Vinçin

Një nga mendjet më të mëdha që ka eceur mbi tokë ndonjëherë, Leonardo da Vinçi nuk do të rreshtë kurrë së habituri. Piktor, shpikës, skulptor, arkitekt, muzikant, matematicien, anatomist, hartograf, botanist dhe një shkrues bibliografish, Da Vinçi është ndoshta personi i vetëm i multi-talentuar me një kalibër të tillë në gjithë historinë njerëzore.

E vërteta është se arritjet e Da Vincit janë të shumta për t’u vendosur në një listë të shkurtër. Por ja cilat janë disa nga veprat më gjeniale të tij, për të cilat jo të gjithë janë në dijeni.

1. Leonardo da Vinçi ishte i pari që shpjegoi përse qielli është blu

Në bllokun e tij të shënimeve, në “ngjyrat e atmosferës”, leonardo shkruante: “Bluja që shihet në atmosferë nuk është ngjyra e vet, por shkaktohet nga nxehtësia e lagështisë që ka avulluar deri në grimcat e padukshme, të cilat tërhiqen nga rrezet e diellit dhe shkaktojnë ndriçimin e tyre përkundrejt errësirës intensive.

2. Lentet e kontaktit u propozua për herë të parë nga Leonardo da Vinçi në 1508

Ai kish vizatuar skica që sygjeronin që optika e njerëzve mund të përmisohej duke zëvendësuar kornen (pjesën e tejdukshme të syrit që vesh irisin dhe lejon hyrjen e dritës në brendësi) direkt në kontakt me ujin.

3. Studimet e tij mbi erozionin e lumenjve krijuan bindjen se toka ishte shumë herë më e vjetër nga ç’thuhet në Bibël

lum leo

Kur shumica e njerëzve besonin në moshën “Biblike” të planetit [4 mijë vjeçar] në shekullin e XIX, Da Vinçi i kishte tejkaluar këto ide 300 vjet më parë. Arritjet e studimeve të tij gjeologjike ishin ndër më të plotët, përsa i përket shkencës.

Kurioziteti i pafundëm i Da Vinçit e çoi atë në eksplorimin e gurëve të lumenjve dhe ëvzhgimet e bindën se luginat janë të krijuara nga lumenjtë, dhe duke llogaritur nivelin e detit që nëse do të ulej do të nxirrte në pah male e shkëmbinj të tjerë që kanë qenë në sipërfaqe arriti në përfundimin se kjo nuk mund të ketë ndodhur për 4 mijë vjet, por për një kohë shumë herë më të madhe.

4. Leonardo da Vinçi ka kryer shkollën në shtëpi dhe ka patur një strukturë të miksuar edukimi në Greqisht dhe Latinisht. Përveç mësimit bazë në lexim, shkrim dhe matematikë, ai ka patur pak edukim formal. Kjo ndoshta për shkak të faktit se ai ishte lindur jashtë martese – babi i tij ishte një avokat ndërsa nëna një vajzë fshati.

5. Da Vinçi blinte kafshë të mbyllura në kafazë vetëm për t’i lënë më pas të lirë.

6. Fjalët e fundit të Leonardo da Vinçit ishin: “E kam zhgënjyer zotin dhe njerëzimin.

Puna ime nuk arriti cilësinë që duhet të kishte patur.” Por përkundrazi, i gjithë njerëzimi do të jetë gjithnjë mirënjohës ndaj gjenialitetit dhe krijimtarisë së tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: