Teknologji

Më në fund vjen Windows 10 i shumë pritur

Pas nëntë muajsh pritje, Windows 10 është këtu. Mesnatën e të martës, Microsoft do të nxjerrë njoftimin e parë zyrtar dhe të plotë për programin e ri, si ndryshimi më i madh në programet e kompjuterëve në tre vjet.

E para mbi të gjitha: Si ta merrni Windows 10?
Microsoft do të dërgojë Windows 10 me faza, në fillim Windows Insiders, që janë rreth 5 milionë, më pas tek ata që e kanë porositur. Nëse keni Windows 7 apo Windows 8 në kompjuterin tuaj mund ta përditësoni programin falas për një vit, ndërsa çmimi zyrtar është 119 dollarë.

Riintegrimi i menusë Start, futja e brouserit për Web, Edge, ndihmësi Cortana dhe sistemi i identifikimit Hello. Këto janë disa prej të rejave që do të vijnë në miliona kompjutera në botë me Ëindoës 10, sistemi i ri operativ i Microsoft që do të dalë në 190 vende të botës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button