Teknologji

Twitter për Windows 10 do të ketë një look të ri

Twitter për Windows 8 debutoi për herë të parë në mars të 2013-tës, dhe përveç disa problemeve të vogla që janë zgjidhur nuk ka ndryshuar për disa vite. Por tashmë rrjeti social po punon për një përditësim të tij për Windows 10, dhe do të dalë shumë shpejt versioni i ri.

Fotot e para të tij janë publikuar në Windows Store, me një look të përshtatur për programin e ri. Sipas The Verge, nuk është e qartë nëse do të ketë funksione shtesë apo thjesht përmirësime të përgjithshme të aplikacionit, por do të ketë foto dhe video në mesazhe direkte në “Timeline”-in e Twitter. Gjithashtu është shtuar dhe një buton rifreskimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button