Home / Sporti / Jo në Shkodër, UEFA zhvendos Shqipëri-Serbi në Elbasan

Jo në Shkodër, UEFA zhvendos Shqipëri-Serbi në Elbasan

Shqipëria me Serbinë nuk do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin e rindërtuar “Loro Boriçi” të Shkodrës, por në “Elbasan Arena”.

Kështu njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit, duke saktësuar se ky vendim është marrë nga UEFA, që ka dashur që takimi të mos zhvillohet në një stadium të patestuar më parë.

Shqipëria dhe Serbia do të përballen më 8 tetor në ndeshjen e vlefshme për grupin I të eliminatoreve të europianit Francë 2016-të.

Me trepikëshin e marrë nga CAS-i, Shqipëria aktualisht mban vendin e dytë në grup, me 10 pikë, po aq sa Danimarka, me të cilën do të ndeshemi në shtator, ndërkohë që Serbia ndodhet në kuotën e minus 2 pikëve, pa asnjë shpresë për kualifikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.