Sporti

Platini njofton kandidimin për president të FIFA-s

Michel Platini njoftoi se do të kandidojë për president të FIFA-s për t’i rikthyer dinjitetin institucionit më të lartë qeverisës së futbollit në botë.

Presidenti aktual i UEFA-s, u ka dërguar një letër 209 vendeve anëtare të FIFA-s për t’i informuar për ambicien e tij.

“Ka momente në jetë kur duhet të marrësh fatin në dorë. Jam në një prej atyre momenteve, përballë ngjarjeve që po trondisin të ardhmen e FIFA-s”, shkruan Platini.

Platini shpreson që të zëvendësojë në këtë post Sepp Blatter, që ka njoftuar largimin e tij në shkurt të vitit të ardhshëm.

Blatter dhe Platini dikur kanë qenë miq të ngushtë, por u armiqësuan fillimisht pas shkeljes së premtimit për t’u larguar nga presidenca e FIFA-s prej zviceranit e më vonë edhe nga skandali i korrupsionit që shpërtheu në zyrat e organizmit më të lartë qeverisës së futbollit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button