Home / Qeveritare / Incidenti mes deputetëve, Rama: Jemi kundër çdo lloj dhune

Incidenti mes deputetëve, Rama: Jemi kundër çdo lloj dhune

Kryeministri-Edi-Rama-gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-525x350Kryeministri Edi Rama, duke folur sot në seancën plenare të Kuvendit, dënoi çdo inicident mes deputetëve.

“Pa asnjë dyshim kemi qenë, jemi dhe do të jemi kundër cdo forme dhune. Nga dhuna verbale tek dhuna fizike. Nga dhuna verbale si nxitje drejt dhunës fizike tek dhuna fizike si përgjigje drejt dhunës verbale. Ashtu si në një rast të shkuar dëshiroj që ta rinënvizoj qëndrimin tim se për dhunën verbale dhe padiskutim dhe dhunën fizike të ushtruar nga cilido deputet pavarësisht dallimeve majtas apo djathtas duhet të ketë qëndrim maksimalisht të ashpër”, tha Rama.

Nga ana tjetër, vijoi Kryeministri Rama, “nuk mund të rri pa kujtuar se kur unë prezantova programin e qeverisë në një ditë jo të zakonshme kuvendore, e gjithë opozita u cua dhe u largua nga salla dhe u kap pas fjalisë ‘Nuk keni parë akoma asgjë’. Duke e përdorur këtë fjali vazhdimisht si paralajmërim për gjëra të kobshme. Do doja të ishin akoma këtu dhe të dëgjonin nëse nuk keni parë ende asgjë dhe braktisur kuvendi me fjalët “do ta shihni, do e shohësh, do ta shohësh’ që përsëritet nga dhunues verbalë që janë sot në rreshtat nga pushtetarëve të rënë nga vakti. Si duhet marrë e ndëshkuar kjo fjali. Të jemi seriozë ndaj atyre që na kanë dhënë privilegjin që na kanë votuar në këtë sallë dhe të mos shohim fjalët”.

Duke folur për ligjin për armët, Kryeministri u shpreh se duhet të ishte pikërisht opozita ajo që duhej takishte propozuar këtë ligj që më parë.

“Duhet të ishin ata që duhet ta kishin bërë këtë libralizim me kushte të mire përcaktuara me vulën e shtetit shqipar. Koha tregoi që është momenti për të marrë këtë masë. Sot për më tepër, duhet thënë edhe diçka tjetër që me vullnetin shumicës dhe propozimin e qeverisë vendoset me ligj në mënyrë të qartë dhe të prerë pamundësia për të përsëritur 21 janar dhe për të shkrehur plumba prej vërteti mbi potestuesit kudo qofshin dhe për çfardo qofshin”, u spreh Kryeministri Rama.

“Nesë duan, mund ta shfrtyëzojnë këtë sallë dhe çdo hapësirë të enjte me pasion dhe tension sa të duan, por jo me sherre dhe dhunë verbale. Nëse duan ta  shfrytëzojnë kohën këtu vetëm për të provokuar dhe kundërshtuar pa sens. Kjo e dyta është punë e tyre”, tha Kryaministri Rama duke iu referuar deputetëve të opozitës.

Ndërsa duke folur për 13 biznesmenët e vrarë, Kreu i qeverisë u shpreh se, “Ajo që tha Minsitri i Bredshëm nuk qe një përpjekje për të përkufizuar statusin e të vdekurve, por për të hapur një diskutim serioz për vrasje të paralajmëruara, si rezultat i një sistemi drejtësie të kalbur. Bëhet fjalë për njerëz që nuk i quan Ministri i Brendshëm si kriminel, por që i ka dënuar gjykata. Dhe që pastaj kanë gjetur rrugën e lirisë përmes gjyqtarëve të korruptuar”.

Ndërkohë Kryeministri foli edhe për operacionin në Lazarat. “Kështu thoshin edhe për Lazaratin. Na thoshin pse nuk hynte qeveria në Lazarat. Donit që të hynim në Lazarat një ditë pasi morëm punën. U dëshën disa muaj për të bërë një operacion që nuk kushtoi asnjë pikë gjaku”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: