Politika

Mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Aldrin Dalipi zgjidhet kryetar

Pak pas orës 10:00 të ditës së enjte nisi mbledhja e Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës. Anëtari më i vjetër i këshillit, Njazi Kosovrasti, theksoi në fjalën e tij se detyra që kanë përpara këshilltarët është e rëndësishme dhe “të gjitha energjitë e tyre duhet të jenë në dispozicion të punës, në mënyrë që të bëhet më e mira për kryeqytetin”.

Aldrin Dalipi u zgjodh kryetari i ri i Këshillit Bashkiak të Tiranës me 41 vota pro dhe 19 kundër. Në fjalën e tij para këshilltarëve, Dalipi premtoi zhvillimin e dialogut politik me të gjitha partitë që bëjnë pjesë në këtë këshill, i cili sipas tij ka një rëndësi të veçantë sepse bëhet fjalë për Tiranën.

“Dialogu politik mes palëve do të vazhdojë, ashtu sikurse ka nisur vitet e fundit, për arsyen e vetme se vetëm dialogu politik jep mundësinë që ajo që bëjmë ne për Tiranën të jetë një model dhe për të tjerët. Ndaj ju uroj të gjithëve punë të mbarë”, deklaroi Dalipi.

Në fjalimin e tij, Dalipi tha gjithashtu se: “Ky është proces i rëndësishëm dhe së bashku do të bëjmë më të mirën për qytetarët”.

Ndërkohë, Vjollca Braho nga PDIU u zgjodh nënkryetare e Këshillit Bashkiak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button