Home / Presidenciale / Presidenti Nishani miraton simbolet e Presidencës

Presidenti Nishani miraton simbolet e Presidencës

 SIMBOLET132-300x233Presidenti i Republikës, Bujar Nishani miratoi sot simbolet e institucionit të Presidencës dhe të dekoratave dhe titujve të nderit që jepen nga Kreu i Shtetit.
Sipas njoftimi zyrtar, në përfundim të procedurave për ideimin, modelimin dhe realizimin e simboleve të Institucionit të Presidentit të Republikës dhe të dekoratave e titujve të nderit që jepen nga Kreu i Shtetit, komisioni përzgjedhës për shqyrtimin e propozimeve të paraqitura, i vlerësoi pozitivisht punimet e prezantura dhe vendosi që t’i propozojë Presidentit Nishani miratimin e punimeve të autorit Ylli Beqiri:
1. Flamuri
2. Logo
3. Dekorata “Nënë Tereza”

Në përfundim Presidenti Nishani miratoi propozimet e komisionit sipas punimeve të mëposhtme:
1. Flamurin e Institucionit të Presidentit të Republikës me përshkrimin e mëposhtëm:
a. Ngjyrat që mbizotërojnë janë ngjyrat e flamurit kombëtar (sfondi i kuq dhe shqiponja e zezë) si dhe është shtuar ngjyra e artë e cila simbolizon fuqi, begati dhe qëndresë;
b. Simbolet dekoruese të flamurit janë shqiponja e zezë e marrë nga stema e familjes së Kastriotëve duke pranuar atë si një nga simbolet më të lashta të përdorur nga prijës shqiptar, përkrenarja e Skënderbeut (e artë) e vendosur me vështrim drejt (as majtas as djathtas) duke simbolizuar paanshmëri dhe vendosmëri në përfaqësimin e unitetit kombëtar, si dhe gjethet e dushkut (të arta) të cilat përfaqësojnë jetëgjatësi, forcë dhe dinjitet, marrë gjithashtu si simbol nga lashtësia e përdorur nga mbreti Gent i Ilirëve. Përdorimi i degëve të dushkut në formë kurore është parë edhe si një bazament i cili mban elementët e tjerë;
c. Të ketë përmasat 140 cm x 100 cm, me specifikimet sipas shtojcës 1a.

SIMBOLET121-300x2522. Logon e Institucionit të Presidentit të Republikës me përshkrimin e mëposhtëm:
a. Shqiponja, përkrenarja dhe kurora e dushkut me të njëjtin kompozim si edhe tek flamuri të jenë elementët kryesore të Logos;
b. Mbishkrimi i Logos të jetë PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË;
c. Përmasat e logos janë të ndryshueshme në varësi të përdorimit (të gjithë elementët zmadhohen ose zvogëlohen bashkërisht në mënyrë proporcionale).

3. Dekoratën “Nënë Tereza”me përshkrimin e

 nene-tereza1-297x300

mëposhtëm:
a. Elementi kryesor është portreti i Nënë Terezës, punim origjinal i autorit të medaljes provuar nga certifikata e të drejtës së autorit;
b. teksti “M. Teresa” është kaligrafia origjinale e Nënë Terezës;
c. degët e ullirit, të cilat janë simbol i dëshirës për paqe, vëllazërimit dhe jetëgjatësisë;
d. ngjyra e medaljes është ajo e floririt të bardhë apo argjendit pasi kjo ngjyrë kombinon më së miri me vetë portretin, figurën dhe veprën e Nënë Terezës;
e. Forma katrore gjithashtu është preferuar nga ajo rrethorja pasi i gjithë kompozimi qëndronte më mirë në një sfond katror se sa ai rrethor. Përmasat të jenë: lartësia 5 cm, gjerësia 4.5 cm dhe trashësia 2.5-3 mm. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.