Kronika

Prezantohet sistemi shqiptar i pozicionimit global Albpos

sistemi-i-pozicionimit-global-5Foto-Flor-Abazaj-525x350 “Sistemi Shqiptar i Pozicionimit Global, ALBPOS”, është prezantuar sot gjatë një konference për shtyp të organizuar nga ministria e Drejtësisë   dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Sistemi ALBPOS, është i ndërtuar nga 16 stacione marrëse satelitore, të vendosura pranë zyrave lokale të regjistrimit në të gjithë vendin.

Implementimi i këtij sistemi zgjidh përfundimisht mospërputhjen e të dhënave të pozicionimit gjeografik të pronave, problemet hartografike të ndeshura deri tani dhe i paraprin krijimit të një harte unike për gjithë teritorrin. Ky sistem do të ndihmojë në përcaktimin e saktë me koordinata të kufijve administrativë të njësive vendore.

sistemi i pozicionimit global (1)Foto Flor AbazajProjektet janë prezantuar nga drejtori i Hipotekave Ilirjan Muho, i cili theksoi se, sitemi Albpost fillimisht do të jetë pa pagesë dhe kosotoja do të përballohet nga ky institucion, por në të ardhmen përdoruesit do të paguajnë një tarifë për mirëmbajtjen.

“Sistemi Albpost të jetë në shërbim të përdoruesve pa pagesë në muajt e ardhshëm, kosotja e mirëmbajtjes do të mbulohet nga të ardhurat e zyrës qëndrore të regjistrimit të pasurive të paluejtshme, por në të ardhmen përtdoruesit do të paguajnë një tarifë për shërbimet me synim që shpenzimet mund të mbulohen nga të ardhurat”, tha Muho.

Muho shpjegoi se ky sistem do të shërbejë për shumë qëllime, sipas tij ky sistem do të ndihmojë në hedhjen e të dhënave.

sistemi i pozicionimit global (6) Foto Flor Abazaj“Do të sigurojmë një mbështetje për regjistrimin e pasurive të paluejtshme. Do të hartojmë përpilimin e hartave kadastrale. Ky sistem do të përdoret nga agjencite e tjera publike.”

Në fund Muho falenderoi ata që ndihmuan për financimin e këtij sistemi, qeverinë suedeze dhe Bankën Botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button