Home / Europa / Poroshenko diskuton armëpushimin me Merkelin

Poroshenko diskuton armëpushimin me Merkelin

zzz179Në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkeli, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ritheksoi gatishmërinë e tij për një armëpushim të ndërsjellë në lindje të vendit, por me kusht që të sigurohet dhe kontrolli i kufirit me Rusinë. Presidenti ka siguruar se është i gatshëm për një armëpushim dypalësh. Në të njëjtën kohë vuri në dukje se është i nevojshëm dhe sigurimi i zonës kufitare për të ndaluar transferimin e armëve dhe luftëtarëve nga Rusia si dhe lirimi i të gjitha pengjeve dhe fillimi i bisedimeve të pakushtëzuara. ”Përfaqësuesit e misionit të OSBE-së, që janë të pranishëm në lindje të vendit, nuk afrohen në pikat kufitare për shkak të luftimeve”, i deklaroi Poroshenko kancelares gjermane. Gjatë mbrëmjes së djeshme Poroshenko pati një bisedë telefonike dhe me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, me të cilin ka biseduar për restaurimin e infrastrukturës në zonat që u rimorën nga largimi i separatistëve proruse duke marrë premtimin për ndihmë nga SHBA.

Leave a Reply

%d bloggers like this: