Home / Arte / Ekspozita / Në GKA, Gazmend Leka me “SYMBOLON”

Në GKA, Gazmend Leka me “SYMBOLON”

Gazmend-Leka-466x350 Në Galerinë Kombëtare të Arteve, do të çelet sot ora 19.00, ekspozita “SYMBOLON” e artistit Gazmend Leka. Kjo ekspozitë paraqet disa tablo që janë pjesë e koleksionit privat Josifi, dhe organizohet për të kontribuar në orientimin e politikave kulturore të ruajtjes dhe konservimit të veprave të artit.
Gazmend Leka do të prezantojë hulumtimin e tij artistik të viteve të fundit në rreth 30 piktura, ku shenja simbolike është gjuhë e shprehisë pamore, duke na dhuruar një trashëgimi të re semiologjike e pavarur nga tregimtaria historike.

“Trashëgimia nuk është histori edhe pse në disa raste ato mbivendosen. Trashëgimia e vendos të shkuarën në shërbim të së tashmes, historia e sheh të shkuarën në kuptimin e të shkuarës. Të kuptuarit e të shkuarës duke e vënë veten në logjikën e së shkuarës nuk ka qenë kurrë i lehtë”(Ray Raphael)…dhe këtu nis “fillesa krijuese“ për artistin që transformon historitë nën peshën metaforike të shenjës ku kultura të vjetra kryqëzohen me ato të rejat duke shtyrë kufijtë e imagjinatës drejt territoreve të metafizikës.

“SYMBOLON” është gjesti simbolik i artistit për “të dhënë e marrë” me publikun nëpërmjet ndërveprimit të imazhit,ku çdo kush nga ne “situatë pas situate” mund të gjejë vetveten.

Gazmend Leka u lind më 11 tetor, 1953, në Tiranë. Në vitin 1978 mbaron Universitetin e Arteve dhe një vit më vonë fillon punë si bashkëpunëtor në dizenjimin dhe realizimin e pjesës së brendshme të muzeut “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”në Krujë, punë të cilën e mbaron në 1982. Për një periudhë 10-vjeçare, 1981-1991 , ishte udhëheqësi artistik i filmave të animuara të kinostudios “Shqipëria e Re” . Nga viti 1991 eshte  pedagog ne Universitetin e arteve, ku punon ende sot.

Leave a Reply

%d bloggers like this: