Ekspozita

“Multiplicity” prezanton Tiranën urbane në Nju Jork

Tirana4-469x350“Multiplicity”(Shumllojshmëri) është ekspozita që çelet sot në Nju Jork , e cila prezanton qytetet si Tirana, Belfasti, Hong Kongu, New Dehli apo Tel Avivi e përfaqësuar nga Endri Dani, Alban Muja, Yll Çitaku, Michael Hanna, Nadim Abbas, Erik Benson, BroLab, etj

“Multiplicity, eshte një studim ndërkombëtar i veprave të artit që ndajnë një interes në politikë dhe potencialin poetik të mjediseve urbane bashkëkohore, ku Tirana, Belfasti, Hong Kongu, Nju Delhi, Nju Jorku, Tel Aviv e shumë qytete të tjera, eksplorohen në shumëllojshmërinë që ofrojnë në një ekspozitë qe do të hapet fillimisht në Bruklin, Manhatan etj.

Përmes “Multiplicity” do të eskplorohen ngjashmëritë ndërkulturore, pikat e takimit, problemet e përbashkëta, qëllimet dhe endrrat rreth të cilave njerëzit e këtyre qyteteve ndajnë me njëri tjetrin.

Kjo ekspoztë përmban një përzgjedhje të gjerë të veprave të eksploruara nga ana kulturore por gjeografikisht të largët si hapësira urbane. Ekspozita kurohet nga Marco Antonini në bashkëpunim me një rrjet këshilltarësh kuratorialë që nga Belfast, Hong Kong, Nju Delhi, New York, Tel Aviv dhe Tiranës (kuratoren Eriola Pira).

Tirana urbane do të jetë pjesë e një serie prej katër ekspozitash të njëpasnjëshme organizuar nga “NurtureArt”. Punimet trajtojnë ritualet panumërta publike dhe private të qytetit, historitë institucionale por dhe ato të përditshme, ndërsa riimagjinohen aspekte formale dhe funksionale të qytetit.

Qytetet kudo në botë përmbajnë multitudë, të cilat, si entitete të fuqishme e kreative i japin jetë qytetit dhe asaj që ne e konsiderojmë si pika kryesore e seicilit komunitet urban. Qytetet bashkohen duke sjellë njerëzit së bashku; nganjëherë ata ndahen pikërisht për të njëjtën arsye. Ekspozita është në vetvete një anketë ndërkombëtare e punëve artistike, të cilat ndajnë interesin në politikën dhe potencialin poetik të hapësirave urbane bashkëkohore, kështu duke ekspozuar problemet, ëndrrat dhe qëllimet rreth të cilave njerëzit mblidhen.

Evidentimi i vlerave urb-arkitektonike të peizazhit urban të qyteteve dhe rolit që këto vlera luajnë në cilësinë e jetës së përditshme, vënia në dukje e faktit se peizazhi historik i qytetit është pjesë shumë e rëndësishme e peizazhit kulturor të tij dhe si i tillë merr pjesë aktive në formimin e ndërgjegjes shoqërore të banorëve.

Qyteti është hapësira urbane që transformohet përditë. Qyteti është vend takimesh, shkëmbimesh, bashkëpunimesh, konsensusesh apo përballjesh. Qyteti që ne sot shikojmë, është e ardhmja e bashkekzistencës së ndërtesave të epokave të ndryshme, që prezantojnë të ardhmen e vërtetë, të një procesi të rinovimit urban, të ndodhur në të shkuarën.

Qytetet kudo në botë përmbajnë multitudë të cilat, si entitete të fuqishme e kreative i japin jetë qytetit dhe asaj që ne e konsiderojmë si pika kryesore e secilit komunitetit urban.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button