Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedoni, rritet numri i azilkërkuesve

Maqedoni, rritet numri i azilkërkuesve

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm të enjten e kaluar janë dhënë 540 vërtetime për dorëzimin e kërkesës për azili shtetasve të huaj, të cilët ilegalisht kanë hyrë në territorin e Maqedonisë.

Në periudhën prej datës 19 deri më 31 korrik të këtij viti, thuhet në deklaratën e MPB-së, vërtetime për dorëzimin e kërkesës për azil u janë dhënë rreth 23 mijë shtetasve të huaj.

Azilkërkues më të shumtë janë shtetasit e Sirisë, numri i të cilëve arrin në rreth 17 mijë. Pas tyre radhiten 1.764 afganë, 1.245 irakenë, 785 pakistanezë, 502 shtetas të Somalisë, 420 palestinezë, si dhe me qindra të tjerë që vijnë nga vendet e përfshira në luftë.

Në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve të pranishëm në qendrën pranuese, vijon komunikata e MPB-së, nuk janë evidentuar raste të kërkuesve për shkak të lëndimeve, persona të mitur të pashoqëruar nga prindërit dhe gra shtatzënë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: