Home / Kronika / Sociale / Mësuesit në provim shteti më 15 Korrik, AKP jep rregullat para testimit

Mësuesit në provim shteti më 15 Korrik, AKP jep rregullat para testimit

mesues-491x350Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar listën e dytë të mesuesve të rinj,  që hyjnë në provimin e shtetit pas datës 15 korrik për këtë sezon.  Provimi prek të gjitha degët që janë pjesë e profesioneve  të rregulluara.

Sipas njoftimit zyrtar kandidatët do të mund të gjejnë orën e saktë dhe profilin  përkatës. Ndërkaq, mësuesit duhet të verifikojnë emrin, mbiemrin, atësinë si dhe nuk mund të përdorin celularin në proçesin e provimit.

Në këtë kuadër, përsa i përket rregullores së provimit, çdokush që e ka emrin në listë duhet të paraqitet  në Agjencinë Kombëtare të Provimeve 40 minuta para fillimit të provimit.

Dokumentat që duhet të paraqesin personat përkatës janë: kartë ID, fatura e pagesës së tarifës për provimin e shtetit në një bankë të nivelit të dytë apo postë. Teza e provimit do të jetë e ndarë në dy pjesë: pjesa pedagogjike me 40 % të pyetjeve dhe profesionale me 60 %. Pjesa pedagogjike do të bazohet në kompetencat kryesore që duhet të zotërojë një kandidat për mësues në formimin e tij.

Tek kjo e fundit përfshihen njohuritë, aftësitë, qëndrimet që kërkohen të arrihen  nga mësues të rinj me zhvillimin e kurrikulës, mendimit kritik, vlersimit të nxënësve, psikologjinë e zhvillimit, menaximin e klasës, etikën e shkollës, drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Ndërsa pjesa profesionale do të bazohet në kompentecat kryesore që duhet të zotërojë kandidat për formimin e tij profesional në lëndën që jep.

Leave a Reply

Your email address will not be published.