Home / Rajoni / Maqedonia / Agjentët e Gruevskit kërcënojnë gazetarin: Hape gojën po guxove!

Agjentët e Gruevskit kërcënojnë gazetarin: Hape gojën po guxove!

Edhe një herë gazetari Sashe Ivanovski Politiko është përballur sërish me truprojat e politikanëve maqedonas. Kësaj radhe kanë qenë truprojat e kryeministrit të Maqedonisë ato që e kanë kërcënuar dhe larguar gazetarin teksa Gruesvki lëvizte nëpër sheshin qendror të Shkupit, për të marrë pjesë në një aktivitet festiv për Ilindenin.

Mediat maqedonase raportojnë se truprojat e Gruevskit i janë afruar gazetarit duke e kanosur se, do ta rrahin nëse i bën ndonjë pyetje provokuese kryeministrit maqedonas. Duke shprehur mllefin e tij, Ivanovski ka kritikuar këtë qasje të qeveritarëve.

“Si mendoni se do kishte reaguar Çento dhe Ilindenët e tjerë po të jetonin tani dhe ta shihnin se si ju sundoni dhe t’i dëgjonin përgjimet nga bombat e Zaevit? A i shkelët idealet për të cilat ata dhanë jetën, si liria,drejtësia dhe prosperiteti i njerëzve”, e ka pyetur gazetari shefin e qeverisë.

Kohë më pare, gazetarin Sashe Ivanovski e ka sulmuar fizikisht edhe vetë zëvendës/kryeministri i Maqedonisë, Vlladimir Peshevski.

Gazetari është bërë i njohur në Maqedoni nëpërmjet pyetjeve provokuese që u drejton pushtetarëve aktual të VMRO-së dhe BDI-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: