Libri

Libra të rinj

Eqerem Canaj
Çatia e gjarpërinjve

Gjinia: Roman

Botimet: “Toena”

catia-e-gjarperinjve-eqerem-canaj
“Shtraku i vetëtimës: terrgjelbri i syrit, frymëprerë, i mërgatë, hapin ndal. Kërcëllimë menteshash ndryshkur; fshati i pelenave, vdekur qyshkur, mbase që motit të shtegtimit të kufirit tejcak. Veneroj. Përmbi portë, përkund këmbarit të mermertë, një trumcak dhe një gjarpër; i ngrirë zokthi, gati frikuar prej gjarprit të zi, i cili i pati dëftuar dhëmbët e helmit… Klitha, shpallur sakaq: nuk dihet, zogu, gjarpri, tmerria e gjendjes sime kah beftisë së çastit?! O Zot! Vërtet fshati ka dhënë shpirt, shtëpia ime, gjyshja, babai, mëma, komshiu kanë pushuar së ekzistuari rrënjët e hardhive, biskajat mbetur kanë: litar gjaku telave të nikeluar?! I afroj dorën gushëkuqit në dridhë e ai, si ta priste këtë ndihmesë rreziku, tulatet mes gishtërinjve të mi, pikon lot të ngrohtë; gjaku i shpirtit të shpresës së pyllit sjell jetë endacaku, e afroj në gji: dy gjallesa të mjera në natyrën e vdekur….”, pjesë nga libri.
Gëte
Afritë përzgjedhëse
Shqipëroi: Aristidh Ristani
Botimet: “Santori”

afrite-perzgjedhese-johan-volfgang-fon-gete“Kjo vepër është jo më e madhja, por më e madhërishmja e letërsisë gjermane. Është një vepër me një njohje kaq të thellë e të hollë të shpirtit njerëzor, kaq e ekuilibruar në mirësi e rreptësi, në qartësi e fshehtësi, në mençuri e mallëngjim, në formë e në ndjenjë, saqë vetëm duke u mahnitur mund ta quajmë tonën”, do të shprehej për këtë libër Tomas Mann. Ndërsa një tjetër kritik do të shkruante se “Romani ‘Afritë përzgjedhëse’, një nga xhevahiret e letërsisë gjermane, është një vepër komplekse, ku Gëtja na shfaqet me tërë pasurinë e vet si njeri, dijetar, dramaturg, moralist e stilist, një vepër klasike, si të thuash, e lëmuar, krijim vezullues i një mendjeje të ndritur, një vepër që fërgëllon nga jeta e nga pasioni”.
Robert Galbraith
Krimbi i mëndafshit

Shqipëroi: Virgjil Muçi
Botimet: “Dituria”

krimbi-i-mendafshit-robert-galbraithLondër. Shkrimtari ekstravagant, Ouen Kuini, ka humbur prej disa ditësh. Nuk është hera e parë që ai zhduket befas, por kurrë nuk ka qenë larg shtëpisë kaq gjatë. E shoqja vendos të angazhojë detektivin privat, Kormoran Strajk, për ta gjetur Kuinin dhe ta kthejë në shtëpi. Por, sapo Strajku fillon të hetojë, duket qartë se pas zhdukjes së Kuinit fshihet shumë më tepër sesa e shoqja dyshon.
Shkrimtari është larguar duke marrë me vete dorëshkrimin e romanit të tij të fundit, mbushur me portrete sarkastike të pothuajse të gjithë njerëzve që ai njeh, sidomos ata të botës letrare. Po të botohej, libri i Kuinit do të shkatërronte shumë jetë: kjo është arsyeja që janë të shumtë ata që do të donin t’i mbyllnin gojën shkrimtarit…
Emocionues dhe plot të papritura, një copëz nga intrigat e botës letrare dhe editoriale të Londrës, Krimbi i Mëndafshit është romani i dytë i serisë që ka për protagonistë Kormoran Strajkun dhe ndihmësen e tij të re e të vendosur, Robin Elakot.

Liri Lubonja
Kohë të reja, kujtime të vjetra
Gjinia: Autobiografi

Botimet: “Barleti”
Viti: 2015
kohe-te-reja-kujtime-te-vjetra-liri-lubonja“Pas vdekjes së Todit vendosa të shkruaj historinë e vështirësive që kisha kaluar për të siguruar një shtëpi ku “të fusnim kokën”… Duke hedhur shënimet vura re se kujtimet e kohës së shkuar më vizitonin më shpesh dhe ishin edhe më të gjalla se ato të kohëve të vona. Prandaj krahas historisë së kërkimit të një shtëpie në këtë libër janë thurur edhe kujtime të tjera… Kështu pra ia fillova me zell kësaj pune, madje shkova më tej. Sot që kam në duar një dorëshkrim më voluminoz se libri i parë, të cilin mendoj ta botoj, më mundon mëdyshja: Mos më është ngjitur “sëmundja” e autobiografive të shumta që kanë vërshuar në treg këto vite? Ata që do ta lexojnë do të më japin përgjigjen”, shkruan autorja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button