Home / Rajoni / Maqedonia / Tetovë, rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet

Tetovë, rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet

Rritet bilanci i viktimave të përmbytjeve të një dite më parë në Tetovë të Maqedonisë, ku deri më tani janë të konfirmuar 4 persona që kanë humbur jetën, ndërsa një i pestë rezulton i humbur.

Sipas zëdhënësit të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski, konfirmohet se viktimat janë një 83-vjeçar, një 15-vjeçar dhe një 14-vjeçar nga Shipkovica, ndërsa konfirmohet se ka humbur jetën dhe një 7-vjeçar nga Tetova.

Trupat e personave të pajetë janë gjetur, ndërsa si e zhdukur llogaritet një vajzë 6-vjeçare nga Shipkovica. “Të lënduar tani për tani janë 11 persona, më së shumti nga Shipkovica, Sellca, Xhepçishti dhe Reçica e Vogël. Një pjesë e tyre ende janë në mjekim spitalor, ndërsa disa janë lëshuar në shtëpi”, tha Josifovski.

Siç informon policia, edhe Ura e Vratnicës, Orashe dhe Nerashte janë përfshirë nga vërshimet e ujrave.

Ndërkaq, media të ndryshme maqedonase raportojnë se numri i viktimave mund të jetë disa herë më i lartë, pasi zona të tëra vijojnë të jenë të mbuluara nga uji dhe rrëshqitjet e tokës, të cilat erdhën pas reshjeve të dendura të shiut që mbuluan gjithë pjesën veriperëndimore të Maqedonisë.

Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë urgjentisht ka udhëtuar për në Tetovë. Ai e vizitoi Reçicën e Madhe, ku dëmet nga përmbytjet janë të mëdha dhe më pas ka vizituar spitalin e Tetovës, ku ka garantuar angazhimin maksimal të qeverisë së tij për t’i ardhur në ndihmë banorëve të dëmtuar nga kjo katastrofë natyrore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: