Politika

Viktimat nga reshjet në Tetovë- Ministri Bushati shpreh ngushëllimet

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati shprehu të martën ngushëllimet e tij për viktimat e shkaktuara nga përmbytjet në Tetovë.

Përmes faqes së tij në “Facebook”, kryediplomati Bushati theksoi angazhimin e Ministrisë së Jashtme për të qenë pranë të prekurve nga përmbytjet në Tetovë, ku si pasojë e rrëshqitjes së provokuar nga reshjet e dendura humbën jetën disa persona.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të vërshimeve në Tetovë”,  shkruan Bushati. Me mendje dhe zemër pranë tyre në këto momente të vështira”, përfundon statusin e tij, kryediplomati shqiptar.11831674_798803923566725_809553023650814044_n

Sipas mediave, raportohet se moti i keq ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash dhe gurësh në Tetovë ku situata më e rënduar gjendet në fshatin Shipkovicë.

Nga të dhënat e deritanishme bëhet fjalë për 4 të vdekur në fshatin Shipkovicë, dy të moshuar dhe dy vajza të moshave 14 dhe 17 vjeçe të cilët i ka zënë një masiv i madh shkëmbor në shtëpi, për shkak të rrëshqitjeve të provokuara nga reshjet e dendura të nisura pasditen e djeshme.

Mediat raportojnë gjithashtu se numri i viktimave mund të jetë më i lartë, por gjithçka pritet të qartësohet në orët në vijim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button