Politika

PD: Rama zhvat qytetarët dhe mbron klientelën e tij

Partia Demokratike, përmes deputetit Edmond Spaho ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë Rama për korrupsion dhe favore klienteliste.

Në një deklaratë për mediat, Spaho ka bërë përgjegjës kryeministrin për zhdukjen e dhjetëra milionë dollarëve.

“34 milionë dollarë kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve. Këto para mund të ishin përdorur për shtresat në nevojë, por u përdorën për të blerë vota”, ka thënë Spaho.

Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se pasurohet në kurriz të popullit, duke u marrë atyre ato të ardhura që nuk ua merr klientëve të tij.

“Kur qytetarët të na besojnë qeverisjen, ne do të rikthejmë taksën e sheshtë dhe do ta bëjmë Shqipërinë vendin më tërheqës për investime në rajon”, ka shtuar Spaho.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button